LAJMI I FUNDIT:

A jeni gati për “Hamdiu dhe Shyhretja”? (Video)

A jeni gati për “Hamdiu dhe Shyhretja”? (Video)

Sonte në ora 22:00, në GjirafaVideo, do të publikohen të gjitha episodet e sezonit të parë të serialit “Hamdiu dhe Shyhretja”

Gjatë ditës së djeshme, në një intervistë të organizuar nga Telegrafi dhe GjirafaVideo, ishin mysafire të dy protagonistët e serialit “Hamdiu dhe Shyhretja”, Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku, të cilët shpalosen shumë të panjohura për serialin, dhe e lajmëruan lansimin e tij.


Ky serial, i cili është prodhim i GjirafaStudios do të publikohet si tërësi, më të gjitha episodet, sonte në ora 22:00 në platformën GjirafaVideo, ndërsa bazuar në atë çfarë thanë protagonistet, dhe promos që tashmë është publikuar, pritet që të jetë një serial i cili do të na bëjë të qeshim, dhe do të trajtojë disa tema interesante humori. Lidhja bashkëshortore, e trajtuar me doza të humorit përmes këtij seriali komedi, do të ofrojë argëtim dhe qeshje për të gjithë.

Pos të tjerash, e veçanta e këtij seriali është çifti i cili e luan Hamdiun dhe Shyhreten, çift i cili është burrë e grua edhe në jetën e tyre private, por siç treguan edhe dje në intervistë, ky është një serial krejt ndryshe, dhe nuk ka asnjë të përbashkët mes çiftit të vërtetë dhe atij që paraqitet në serial.

Ata na folën edhe për jetën e tyre, takimin e tyre të parë, projektet e përbashkëta, projektet e tyre të preferuara dhe jetën e tyre profesionale. Duke qenë se të dy aktorët janë të famshëm dhe kanë një bagazh të madh artistik, ata patën shumë për të thënë në këtë intervistë, të cilën nëse nuk e keni ndjekur, mund ta ndiqni këtu. 

Sonte, në ora 22:00, mos harroni: “Hamdiu dhe Shyhretja” vetëm në GjirafaVideo.

Pjesa 1: 

Pjesa 2:

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori