LAJMI I FUNDIT:

Jehona Shaqiri dhe Robert Berisha ndriçojnë shpirtin kombëtar me “Ma e mira”

Jehona Shaqiri dhe Robert Berisha ndriçojnë shpirtin kombëtar me “Ma e mira”

Në një frymë entuziazmi dhe krenarie, Jehona Shaqiri dhe Robert Berisha kanë publikuar këngën e tyre të re “Ma e mira”, një këngë për nder të Pavarësisë së Kosovës. Ky bashkëpunim artistik, që shënon një bashkim të energjive dhe talenteve të dy figurave të njohura të skenës shqiptare, ka sjellë një valë të freskët për publikun në një ditë kaq të rëndësishme kombëtare.

E frymëzuar nga dashuria për atdheun dhe ndjenjat e thella për vendin që e ka rritur, Jehona Shaqiri ka zbuluar se ideja për të krijuar një këngë në nder të Pavarësisë së Kosovës ka qenë spontane dhe ka egzistuar që prej kohësh në zemrën e saj. “Dëshira ka egzistuar gjithmonë për ‘Ma të miren’ që të ia themi këngës”, tregon ajo për Telegrafin.


Bashkëpunimi mes Jehonës dhe Robertit është zhvilluar në mënyrë natyrale, pasi ata ndajnë një miqësi të hershme dhe një afinitet të ngjashëm muzikor.

“Ne jemi miq prej kohësh, dhe energjia jonë është në notat e njejta, si dhe karakteret i kemi shumë të ngjashme”, shprehet Jehona me një buzëqeshje, ndërsa shton: “Shpresojmë të transmetojmë edhe me juve këtë dinamikë”.

Foto: Jehona Shaqiri/YouTube

“Ma e mira” vjen me një mesazh të thjeshtë por të fuqishëm: “Jemi Një. Shqiponja na bashkon”. Këngëtarja përcjell ndjenjën e unitetit dhe forcës që simbolizon flamuri kombëtar, dhe përmes tekstit dhe melodisë dëshiron të zë një moment të veçantë që kap esencën e asaj për të cilën Kosova ka luftuar dhe feston.

Procesi i krijimit të një këngë me një temë kaq të rëndësishme ka qenë i mbushur me përgjegjësi dhe nder, diçka që Jehona e ka pritur me krahë të hapur. “Ndjehem e bekuar që i përkas një brezi që ka performuar shumë para luftës”, thotë ajo, duke shtuar se puna dhe kujdesi për çdo detaj në këngë është një përpjekje për të dhënë më të mirën për kombin.

Pas lansimit të këngës, reagimi i publikut ka qenë mbështetës dhe pozitiv. Jehona ndihet veçanërisht e lumtur që publiku ka përqafuar ndryshimin e saj në një stil më “rebel” dhe modern të rokut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori