LAJMI I FUNDIT:

Jay Z: Kemi punuar me Beyoncen në një album të përbashkët (Video)

Jay Z: Kemi punuar me Beyoncen në një album të përbashkët (Video)

Në mes të turneut të tij “4:44”, Jay Z ka folur për albumin e tij më të fundit, që e konsideron një përpjekje për t’u shprehur shpirtërisht për evolucionin e tij si njeri, djalë, burrë e bashkëshort.

Duke folur për New York Times, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Corey Carter tregon si e bëri albumin “4:44” dhe se si bashkëshortja e tij Beyonce krijoi projektin “Lemonade” nga albumi i përbashkët që ata kishin planifikuar.


Bey dhe Jay

“Ne po punonim në një material së bashku dhe më pas u bë Lemonade”.

“Ajo shkëlqeu dhe bëri punën e saj e ishte ndjerë se ajo mund t’i ndajë të vërtetat e saj me botën. Nuk ishte e bazuar në atë që “unë duhet të them diçka për shkak se është një album”. Unë isha i sinqert për këtë projekt”, theksoi Jay Z.

Megjithatë sipas Hov, superçifti shfrytëzonte “artin si sesion terapie” përderisa bënin muzikë së bashku.

“Ne bënim shumë biseda. Vërtet isha krenar me muzikën që ajo bënte dhe ajo ishte krenare me muzikën që unë bëja. Ne vërtet kemi respekt të shëndoshë për njëri-tjetrin. Mendoj se ajo është fantastike”.

Jay Z dhe Beyonce

“Ndarja në një pikë ishte e pashmangshme, sepse shumë njerëz nuk e shohin veten. Gjëja më e vështirë është të shohësh fytyrën e dikujt që ti e ke shkaktuar dhe më pas duhet të merresh me veten”, deklaroi Jay Z.

Jay Z mblodhi numrin më të madh të nominimeve për ceremoninë e sivjetshme të ndarjes së çmimeve Grammy. /Telegrafi/