LAJMI I FUNDIT:

Java e Modës në Londër nderon Mbretëreshën Elizabeth II: Faleminderit që ke veshur ngjyra kaq të mrekullueshme

Java e Modës në Londër nderon Mbretëreshën Elizabeth II: Faleminderit që ke veshur ngjyra kaq të mrekullueshme

Java e Modës në Londër po zhvillohet nën hijen e një kombi në zi.

Nga një pamje e hapur tërësisht e zezë deri tek modelet që mbanin një foto të Mbretëreshës Elizabeth II, Java e Modës filloi me homazhe për monarkun e ndjerë.


Eventi filloi me një minutë heshtje në nderim të Mbretëreshës në shfaqjen e Daniel W Fletcher përpara se një modele me një kostum të zi dhe shirit në krah të dilte në pistë.

Foto: Getty

Organizatorët njoftuan javën e kaluar se Java e Modës në Londër do të zhvillohej si një “ngjarje biznes-me-biznes” duke respektuar protokollin mbretëror dhe duke mbajtur homazhe për Mbretëreshën 96-vjeçare që vdiq më 8 shtator.

Ndërsa markat më të mëdha si Burberry dhe Raf Simons, ndër pikat kryesore më të pritura këtë sezon, u tërhoqën nga eventi që mbahet nga 16 deri më 20 shtator.

Me një siluetë të zymtë dhe e vetmuar në të zezë hapi sfilatën Pranverë/Verë ’23 edhe Paul Costelloe.

Foto: Getty Images

Costelloe, i cili ka veshur shumë anëtar të familjes mbretërore që nga Princeshë Diana Princesha, Zara Philips dhe Sarah Ferguson, tha për Sky News se Mbretëresha është një frymëzim i madh për modën britanike, veçanërisht për përdorimin e ngjyrave.

“Unë mendoj se ajo gjithmonë ka veshur ngjyra të shkëlqyera. Ajo i donte ngjyrat pozitive dhe faleminderit, faleminderit Mbretëreshë që vesh ngjyra kaq të mrekullueshme”, ka thënë ai.

Foto: Getty Images

Marka spanjolle “Sohuman’ e përfundoi shfaqjen e saj të së premtes me modele me grimin e syve të tyre të njollosur sikur qanin, duke mbajtur një foto të Mbretëreshës dhe me vizatime të kurorës ose “RIP” (pushon në paqe) të shkruara në duar.

Dizajneri turk, Bora Aksu mbajti gjithashtu një minutë heshtje përpara shfaqjes së tij, ku prezantoi veshjet e tij të zakonshme të fustaneve femërore, si dhe xhaketat dhe kapele të stilit ushtarak.

Foto: AP

Mbretëresha Elizabeth mori pjesë vetëm një herë në Javën e Modës në Londër në vitin 2018, kur prezantoi çmimin Richard Quinn për dizajnerin britanik.

David Beckham u përlot teksa kaloi pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II
Lexo po ashtu David Beckham u përlot teksa kaloi pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II

Stili i Mbretëreshës u vlerësua nga kryeredaktorja e “Vogue”, Anna Wintour. Të dyja kishin qëndruar së bashku të ulura në reshtin e parë të sfilatën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori