LAJMI I FUNDIT:

I japin (sërish) fund lidhjes Kylie Jenner dhe Travis Scott

I japin (sërish) fund lidhjes Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se kanë vendosur të ndahen për herë të dytë dy yjet pasi rindezën romancën e tyre në vitin 2020.

Një burim i afërt me 25-vjeçaren, dhe reperin e lindur në Teksas, 31 vjeç, informoi tabloidin US Weekly se “Kylie dhe Travis janë përsëri të ndarë” dhe “ishte paraparë t’i kalonin pushimet e fundvitit bashkë”.


Megjithatë, sipërmarrësja e bukurisë së fundmi u largua në Aspen për Vitin e Ri për t’u bashkuar me motrën e saj, Kendall Jenner, dhe disa miq të ngushtë, si Hailey Bieber dhe bashkëshortin e saj Justin Bieber, shkruan DailyMail.

Themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” ka dy fëmijë me Scottin, vajzën e tyre, Stormi, katër vjeçe dhe djalin gati një vjeç, i cili lindi vitin e kaluar në shkurt të vitit 2022.

DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit për media të Kylie Jenner dhe Travis Scott për të marrë komente, por ata refuzuan të përgjigjen.

“Kjo ka ndodhur shumë herë më parë, ata dihet se janë përsëri në krizë, por gjithmonë mbeten miq dhe prindër të shkëlqyer”, shtoi burimi për US Weekly.

Jenner nuk ishte e pranishme në festën vjetore të Krishtlindjeve të familjes Kardashian-Jenner së bashku muajin e kaluar në dhjetor.

Megjithatë, në fillim të të njëjtit muaj përpara se të niste zyrtarisht sezoni i festave, sipërmarrësja u pa në Miami së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, si Kim dhe Khloe Kardashian, teksa u ndalën në festën e Wayne dhe Cynthia Boich gjatë Art Basel Miami, ku Travis dhe reperi i njohur 50 Cent, performuan në skenë.

Një tjetër burim i brendshëm kishte informuar US Weekly se “Kylie dhe Travis kanë qenë në vende të ndryshme gjatë marrëdhënies së tyre”, duke shtuar se Kylie “ende e do Travisin dhe kjo nuk konsiderohet si një ndarje e plotë për asnjërin prej tyre”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Kalo në kategori