LAJMI I FUNDIT:

Januzaj fajëson Mourinhon për largimin nga Manchester United

Januzaj fajëson Mourinhon për largimin nga Manchester United

Reprezentuesi i Belgjikës beson se nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme për të shfaqur cilësitë në Manchester United.

Adnan Januzaj beson se është mjaft i mirë për Djajtë e Kuq, por Jose Mourinho nuk i ka dhënë atij shansin që i nevojitet.


Mesfushori 23-vjeçar debutoi te skuadra angleze në vitin 2013 dhe u konsiderua si pasardhës i natyrshëm i Ryan Giggsit pasi pati paraqitje fantastike nën drejtimin e trajnerit, David Moyes.

Adnan Januzaj (Getty Images)

Megjithatë, lojtari kurrë nuk arriti kurrë të përmbushë pritshmëritë dhe u lejua të largohej për në Real Sociedad në verën e vitit 2017.

“Nuk më është dhënë mundësia sepse në atë kohë Mourinho dëshironte lojtarë më me përvojë dhe emra”, tha ai për Sky Sports News.

Ai këmbëngul se kishte atributet që të kishte sukses në Old Trafford, ndërsa tani thotë se ndihet i lumtur në Sociedad, ku ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat.

“Për mua nuk ishte problem,” shtoi ai. “Unë kam pasur mundësi të lëvizë dhe tani jam i lumtur në Spanjë. Gjithmonë e dija se kisha kualitet për të luajtur me Manchester Unitedin”.

“Ai nuk më dha një shans, por nuk është problem. Unë jam i lumtur në Spanjë dhe shijoj futbollin tim”, shtoi ai.

Adnan Januzaj (Getty Images)

Skuadra e tij e vjetër është në pozitën e tetë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 12 pikë më pak se rivalët lokalë të Manchester City t.

“Ata [Manchester United] po luftojnë, është një ekip i shkëlqyer dhe ka tifozë fantastik. Natyrisht, ata do të kthehen në krye të tabelës. Mendoj se duhet të marrin vendimet e duhura për të fituar ndeshje, ka shumë arsye të ndryshme [përse po luftojnë], kështu që ata duhet të marrin vendimet e duhura”, tha shqiptari.

Januzaj është pjesë e skuadrës së Belgjikës që do të përballet me Islandën dhe Zvicrën në kuadër të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/