LAJMI I FUNDIT:

Januzaj: Dua t’u tregoj kritikëve se jam rikthyer, kam punuar shumë për këtë ditë

Januzaj: Dua t’u tregoj kritikëve se jam rikthyer, kam punuar shumë për këtë ditë
KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 28: Adnan Januzaj of Belgium celebrates scoring his team's opening goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group G match between England and Belgium at Kaliningrad Stadium on June 28, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Futbollisti i Belgjikës Adnan Januzaj kishte disa fjalë për kritikuesit dhe ekspertët anglezë që në kaluarën vënin në dyshim talentin e tij.

Januzaj, mesfushori i Real Sociedadit, realizoi një gol të bukur që rezultoi të jetë i fitores (1-0) kundër Belgjikës.


“Natyrisht puna ime ishte ta dëshmoja veten para njerëzve se në të kaluarën në Angli kisha shumë kritika”, tha ish-mesfushori i Manchester Unitedit pas golit të parë me kombëtaren belge që e shënoi gjatë mbrëmjes së kaluar në Kupën e Botës.

Adnan Januzaj (Getty Images)

“Dua t’i tregoj atyre njerëzve se jam këtu, jam shumë i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur që shënova një gol të shkëlqyer kundër një kundërshtari të mirë”.

“Unë kam shpenzuar shumë energji në punë. Këtë vit kam luajtur në një ekip si Real Sociedadi që më ka bërë të rritem si lojtar. Në moshën 23-vjeçare gjëja më e rëndësishme është të kesh paraqitje në fushë dhe të vazhdosh të përparosh. Jam shumë i kënaqur që po shkon në këtë mënyrë”, tha istogasi për mediat britanike.

Januzaj shënon supergol, kalon Belgjikën në epërsi ndaj Anglisë
Lexo po ashtu Januzaj shënon supergol, kalon Belgjikën në epërsi ndaj Anglisë

Theksojmë se futbollisti pas përfundimit të takimit është shpallur lojtar i ndeshjes prej Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Ndryshe, Januzaj deri më tani ka pasur nëntë paraqitje për Belgjikën dhe ka realizuar një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori