Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla vetëm gjashtë muaj pasi ka nënshkruar me këtë skuadër.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova nuk ka arritur të lë gjurmë Ramon Sanchez-Pizjuan dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.

Trajneri argjentinas Jorge Sampaoli i ka bërë të qartë istogasit se nuk është në planet e tij dhe se mund të largohet.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Januzaj pritet të përfundojë te Valencia, pasi klubi spanjoll ka mbetur pa shërbimet e Samu Castillejos së lënduar.

Trajneri Gennaro Gattuso e pëlqen Januzajn dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta afrojnë kosovarin në ‘Mestalla’.

Reklama

Valencia ka nisur kontaktet me Sevillën për huazimin e anësorit dhe zyrtarizimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

Interesim për anësorin kosovar kanë shprehur edhe Everton, Real Sociedad dhe Besiktas. /Telegrafi/

Reklama