Tablode të ndryshme amerikane raportojnë se albumi i ri i Janet Jackson do të lansohet në muajin korrik.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania përgjegjëse për incizimin e këngëve të reja të 48-vjeçares, por raportohet se 7 korriku do të jetë data e publikimit të albumit.


Spekulimet për këtë datë janë përhapur pasi në një faqe të internetit është publikuar një fotografi promovuese.

Janet shpreson që të rezultojë e suksesshme me albumin e ri, pasi albumi paraprak (“Discipline”) nuk arriti shitjet e pritura. /Telegrafi/