LAJMI I FUNDIT:

BE: Janë pranuar 72 për qind e kërkesave për azil

BE: Janë pranuar 72 për qind e kërkesave për azil

Vendet anëtare të BE-së kanë njohur 333.350 azilkërkues vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një rritje prej 72 për qind krahasuar me vitin 2014, siç ka njoftuar Zyra e Statistikave Eurostat.

Gjermania ka miratuar më së shumti kërkesa për azil, 148.200, e ndjekur nga Suedia (34.500) dhe Italia (29.600). Shkalla e njohjes ka qenë në gjithë BE-në 52 për qind. Në vendimet përfundimtare, 14 për qind e aplikacioneve të azilit ishin të suksesshme.


Shumica e kërkesave të pranuara për azil janë paraqitur nga sirianët (50 për qind). Pastaj nga Eritreja (8 për qind) dhe irakianët (7 për qind).