LAJMI I FUNDIT:

Janë ndryshuar mbi 1.2 milionë pasaporta, procesi do të vazhdojë edhe pas 12 shkurtit

Janë ndryshuar mbi 1.2 milionë pasaporta, procesi do të vazhdojë edhe pas 12 shkurtit

Deri më tani janë ndryshuar rreth 1.210.000 dokumente udhëtimi, mbi 1.100.000 letërnjoftime dhe rreth 540.000 patentë shoferi.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk ka problem nëse do të vazhdohet afati për dhënien e dokumenteve të udhëtimit, nëse kështu vendos Kuvendi dhe thekson se puna po bëhet me dinamikë të shtuar dhe procesi do të vazhdojë kështu edhe pas 12 shkurtit.


Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se në vend që të përqendrohemi në dhënien e shpresave të rreme për zgjatjen e afatit për dokumente, duhet të fokusohemi në nxjerrjen e tyre.

“Mos krijoni imazh në publik se pas datës 12 nuk do të ketë asnjë ndryshim në dokumente. Qeveria nuk ka marrë vendim sepse Ligji për letërnjoftimet nuk ka ndryshuar dhe është në fuqi dhe që nga fillimi e deri më sot ka qenë e qartë se nuk do të ketë ndryshime në dokumentet e identitetit. E kemi thënë disa herë që leternjoftimet do të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt, jo sepse janë për përdorim të brendshëm, por sepse nuk e kemi ndryshuar Ligjin për letërnjoftime, i cili lë afat për vlefshmërinë e letërnjoftimeve”, tha ministri, duke shtuar se sipas vlerësimeve nuk ka një numër të madh të personave që kërkojnë dokumente dhe puna po bëhet me dinamikë të shtuar dhe procesi do të vazhdojë kështu.

Duke komentuar deklaratën e shefit të shtetit Stevo Pendarovski, Spasovski tha se tani është koha e zgjedhjeve dhe të gjithë vlerësojnë se duhet të bëjnë deklarata të duhura dhe se ai nuk do të hyjë në asnjë konfrontim.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori