LAJMI I FUNDIT:

Jançev konfirmon takimin me Zaevin: Kemi premtuar mbështetje për ndryshimet kushtetuese

Jançev konfirmon takimin me Zaevin: Kemi premtuar mbështetje për ndryshimet kushtetuese

Nënkryetari i shkarkuar nga OBRM-PDUKM Mitko Jançev, e ka konfirmuar takimin me kryeministrin Zoran Zaev. Ai në një deklaratë për TV24, tha se të shtunën janë takuar me Zoran Zaevin në një nga hotelet e Strumicës me kërkesë të kryeministrit.

“Të shtunën u takuam me kryeministrin Zoran Zaev, në një nga hotelet e Strumicës me kërkesë të tij, që të bisedojmë për proceset që janë në rrjedhë dhe ngjarjet politike”, tha Jançev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Jançev tha se në takim ka marrë pjesë edhe Nikolla Todorov, ndërsa theksoi se nuk është përmendur paraburgimi i Sasho Mijallkovit. Për këtë temë ai tha se është proces i institucioneve të drejtësisë.

Zaev ka biseduar për amendamentet kushtetuese me Todorovin dhe Jançevin
Lexo po ashtu Zaev ka biseduar për amendamentet kushtetuese me Todorovin dhe Jançevin

“Kemi premtuar ndihmë kundër bllokimeve të Hristijan Mickoskit në pjesën e ndryshimeve kushtetuese në interes të shtetit. Ky proces do të jetë transparent pa qëllime tjera. Unë si Mitko Jançev pres që sa më shumë deputetë të kyçen në procesin e ndryshimeve kushtetuese me qëllim që të përmirësohet Marrëveshja e Prespës dhe të forcohet identiteti për të mirën e gjithë qytetarëve të vendit”, tha Jançev.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme tha se pret që të rritet numri i deputetëve që do të përkrahin ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/