Kampioni i Evropës ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e kolumbianit, ndërsa gjatë ditës së hënë i ka finalizuar kushtet personale me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

E marta është caktuar si dita në të cilën 23-vjeçari do t’u prezantohet tifozëve dhe medias.


Tashmë thuhet se ka filluar ndërtimi i një skene speciale në stadium për ceremoninë e prezantimit të futbollistit të ri.

Reali do të paguajë 88 milionë euro për shërbimet e James.

Në ndërkohë, Los Blancos shpresojnë që të sigurojnë edhe nënshkrimin e Radamel Falcaos. /Telegrafi/

telegrafi sport app