LAJMI I FUNDIT:

James: Ndeshjet ndaj Realit speciale për mua

James: Ndeshjet ndaj Realit speciale për mua
James Rodriguez gjatë stërvitjes me Bayernin para ndeshjes së parë kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve (Foto: Getty Images)

Ylli i Bayern Munichut, James Rodriguez, e cilëson si speciale përballjen me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kolumbiani aktualisht është i huazuar te klubi gjerman nga Los Blancos për dy sezone, mezi po pret përballjen me ish-skuadrën e tij.


“Këto dy ndeshje do të jenë speciale për mua për shkak të kaluarës sime”, ka thënë James në intervistën për Diario AS.

James Rodriguez duke festuar golin në ndeshjes mes Real Madridit dhe SD Eibar (Foto: Getty Images)

“Kam luajtur për tri vite në Real Madrid, kam shumë kujtime të mira nga koha e kaluar atje dhe ishte një periudhë e suksesshme me tituj”.

“Kam shumë shokë dhe mezi po pres t’i takoj prapë, por kjo është dytësore në këto dy ndeshje të rëndësishme”.

Real Madrid-Bayern Munich, shumë histori të përbashkëta – Nga trajneri dhe lojtarët që veshën fanellat e dy klubeve
Lexo po ashtu Real Madrid-Bayern Munich, shumë histori të përbashkëta – Nga trajneri dhe lojtarët që veshën fanellat e dy klubeve

“Jemi gjithë të fokusuar për të arritur finalen, do ishte një objektiv i rëndësishëm dhe ne besojmë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

“Hakmarrje? Jo, aspak, nuk ka nevojë për atë gjë. Këto janë vetëm dy ndeshje të vështira me një çmim të madh në fund”.

“Të dy klubet janë të mëdha dhe kur luajnë në mes vete gjithmonë ndodh për raste speciale, por ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja jonë”, ka shtuar James. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori