LeBron James thuhet se është duke u përpjekur që të bind Kawhi Leonard dhe Jimmy Butlerin që t’i bashkohen Los Angeles Lakersit.

Një nga lojtarët më të mirë të basketbollit të të gjitha kohërave duket se do të vazhdojë praktikën e që kanë të bëjnë me gjëra që shkojnë përtej përgjegjësive në parket.

Analisti ESPN-it, Brian Vindhorst tha se basketbollisti tashmë po kërkon dy super yjet për formimin e “Big three”, pa të cilat, siç qëndrojnë gjërat, nuk mund të arrijë tek unaza e kampionit të NBA-së.

LeBron James (Foto by Robert Laberge/Getty Images/Guliver)

“Për aq sa e kuptoj, ai tashmë ka filluar procesin e rekrutimit. Kam dëgjuar se ka biseduar me Kawhi. Kam dëgjuar se kishte kontakt me Jimmyn. Unë nuk e di nëse kjo është e mjaftueshme për të folur. Kjo do të bënte që LeBron t’i kaloj vështirësitë me të cilat po përballen Lakersat”, tha Vindhorst.

Lakers ishin në gjendje që të gjejnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, ku ofertën e ka pranuar Frank Vogel.

Ndryshe, Magic Johnson së fundi është larguar nga posti i drejtorit sportiv të skuadrës së “engjëjve” nga Lakers. /Telegrafi/