LAJMI I FUNDIT:

“Jam në ëndërr, kam frikë çdo ditë se dikush do të më zgjojë” – Bellingham flet për gjashtë muajt e parë te Real Madridi

“Jam në ëndërr, kam frikë çdo ditë se dikush do të më zgjojë” – Bellingham flet për gjashtë muajt e parë te Real Madridi

Ylli i Real Madridit dhe i kombëtares angleze, Jude Bellingham, ka fituar dje çmimin “Golden Boy” për vitin 2023.

Ky çmim prestigjioz ipet nga gazeta italiane Tuttosport për futbollistin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare, ndërsa fituesi zgjidhet nga gazetarë të mediave të njohura si Marca, The Times, L’Equipe, France Football etj.


Bellingham e kishte mësuar muajin e kaluar se është fitues i këtij çmimi dhe mbrëmjen e së dielës ai e mori atë në duar, në një ceremoni që u mbajt në Torino.

Bellingham fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2023
Lexo po ashtu Bellingham fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2023

Anglezi ishte në garë për ta fituar këtë çmim edhe vitin e kaluar së bashku me mesfushorët e Barcelonës, Pedri dhe Gavi.

Pas marrjes së këtij çmimi, Bellingham mori fjalën ku u shpreh i lumtur që është pjesë e Real Madridit.

“Çdo ditë kam frikë se dikush do të më zgjoj. Unë jam duke ëndërruar. Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Real Madridit. Qëllimi im është të fitojë sa më shumë trofe me Realin dhe kombëtaren e Anglisë”, ka thënë Bellingham.

Fitoi çmimin 'Golden Boy', Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij 
Lexo po ashtu Fitoi çmimin 'Golden Boy', Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij 

“Çdo ditë shkoj në stërvitje me dëshirën për të qenë më i mirë dhe të Reali kam shanset më të mira për t’u bërë i tillë. Dua të bëj gjithçka që mundem për ta bërë ekipin më të mirë dhe për ta ndihmuar atë të fitojë sa herë që është e mundur”, vazhdoi ai.

20-vjeçari është duke shkëlqyer në sezonin e tij debutues me fanellën e madrilenëve duke shënuar 15 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori