LAJMI I FUNDIT:

“Jam miss Londra, jo miss pyka” – Françeska nuk ndal ‘thumbat’ ndaj banorëve të BBVA

“Jam miss Londra, jo miss pyka” – Françeska nuk ndal ‘thumbat’ ndaj banorëve të BBVA

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka qenë e ftuar të flasë hapur për përvojën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë emisionit “Cherry on Top”.

Sinqeriteti nuk mungoi në komentet e saj ndaj bashkëlojtarëve të saj, ku Françeska vendosi të fliste ‘pa dorashka’ dhe të ndajë vlerësimet e saj të drejtpërdrejta.

“Sara Gjordenit i kam shprehur shumë konsideratë. Nga ana ime nuk ka hatërmbetje, gjithçka që ndodhi atje, për mua mbetet atje dhe shpresoj të jetë e njëjta gjë”, tha Françeska duke u shprehur për marrëdhënien e saj me Sarën.

Foto: Screenshot/YouTube

Në lidhje me Heidin, Françeska nuk ngurroi të ishte kritike: ” Heidi, e vetmja gjë që kam kuptuar, isha e drejtë në analizat e mia për të. Brenda kam thënë mos po i bie kot, tani kuptova që nuk e meriton finale se lojën e ka në kurriz të Romeos”.

Françeska gjithashtu foli me ngrohtësi për Rozën: “Roza është nëna e Big Brother, një luftëtare. Nuk kam gjë tjetër përveçse respekt dhe admirim për të.”

Ndërsa për Ledjonën, ajo shton: “Ledjona, kam qëndruar pak kohë me të, kam fjalë të mirë për të. Unë nuk jam miss pyka, por jam miss Londra.”

Françeska gjithashtu shtoi një koment për Julian Dedën, duke e cilësuar atë si një konkurrent që e ka parë si kundërshtar që nga fillimi i lojës. /Telegrafi/