LAJMI I FUNDIT:

Jada Pinkett-Smith duket elegante në paraqitjen e parë në tapetin e kuq që nga “Oscars”

Jada Pinkett-Smith duket elegante në paraqitjen e parë në tapetin e kuq që nga “Oscars”

Jada Pinkett-Smith dukej tërë shkëlqim me një fustan të artë vezullues në një ngjarje të mbushur me yje, duke festuar hapjen e projektit më të fundit të producentes së Bridgerton, Shonda Rhimes, “The Rhimes Performing Arts Center” në Los Angeles.

Ajo iu bashkua Rhimes dhe Debbie Allen në daljen e saj të parë në tapetin e kuq që nga ceremonia tashmë famëkeqe e Academy Awards në fund të muajit të kaluar, kur burri i saj Will Smith goditi Chris Rock.


Aktorja 50-vjeçare kishte veshur një fustan pa rripa që shfaqte krahët e saj të tonifikuar dhe theksonte dekoltenë se saj kombinuar me një buzëkuqe dhe një palë vathë ari.

Prezantuesja e “Red Table Talk” pozoi në tapetin e kuq së bashku me krijuesin e shumë talentuar të Grey’s Anatomy dhe aktoren e Grey’s Debbie Allen, shkruan DailyMail.

Objekti përfshin pesë studio kërcimi. Është e hapur për studentët e moshës 8 vjeç e lart dhe do të mësojë klasa në balet, bashkëkohor, jazz, hip-hop, afrikan, dunham, tap dhe teatër muzikor.

Shonda eci në tapetin e kuq me një fustan lulesh jeshile dhe të bardhë me mëngë të gjata të fryra dhe jakë të hapur, ndërsa Debbie tregoi këmbët e balerinës së saj me një fustan të gjerë të bardhë dhe me një gjerdan ngjyrë kafe dhe rruaza.

Treshes iu bashkuan Samuel L. Jackson, i cili së fundmi mori një “Oscar” për arritje jetësore, dhe gruaja e tij, LaTanya Richardson Jackson.

Të gjitha lajmet nga Jada Pinkett-Smith
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jada Pinkett-Smith

Në këtë event morën pjesë edhe shumë emra të tjerë të njohur.

Qendra e re e Arteve Performuese Rhimes është një kompleks dykatësh 24,000 metra katrorë dhe i kombinuar me Akademinë e Vallëzimit Debbie Allen, është gati të bëhet qendra kryesore kulturore afrikano-amerikane në perëndim të Misisipit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori