Jackson Martinez mund të rikthehet përsëri në Evropë të luaj në nivele të larta.

Sulmuesi kolumbian u largua nga Atletico Madrid për t’i bashkua kampionatit kinez ku ka nënshkruar për skuadrën Guangzhou Evergrande për 42 milionë euro.

Investitorët e klubit kinez po synojnë të blejnë aksione te Milani dhe kjo është arsyeja që Martinez mund t’i bashkohet gjigantit italian.

Në rast se arrihet marrëveshja që kinezët të blejnë aksione te Milani, atëherë Martinez do të transferohet në ‘San Siro’, si transferim i lirë.

Kujtojmë që Martinez ka qenë dëshirë e Milanit edhe para dy viteve kur ishte pjesë e Portos, por në fund kolumbiani zgjodhi Atleticon. /Telegrafi/