LAJMI I FUNDIT:

Ja vendimi i fundit për kalendarin e vaksinimit në Maqedoni

Ja vendimi i fundit për kalendarin e vaksinimit në Maqedoni

Zhvendosje në kalenadrin e imunizimit do të vlejë vetëm për të sëmurët kronik, fëmijët e lindur para kohe, dhe fëmijët me probleme imunologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu kanë vendosur sot mjekët pediatër të Maqedonisë. Vaksinimi kundër lisë së ujit, rubeolës dhe shytave ngjitëse (LRSH) do të mund të merren deri në moshën e tetë të jetës, në vend të praktikës së deri tanishme, kur këto vaksina merreshin deri në moshën e dytë. Për fëmijët e shëndoshë do të vlejë i njejti kalendar.


Zhvendosja e vaksinimit duhet të bëhet pëmres imunologut, neurologut dhe pediatrit amë. Kështu njofton për Tv Telma, drejtoresha e klinikës për fëmijë, Aspazija Sofijanova. Ajo tha se në kongresin botëror të mjekëve pediatër, u vendos që imunizimi të shtyhet për një vit, ndërkaq LRSH vaksina të përmbajë edhe atë kundër fruthit. Zhvendosja është pranuar nga pediatrët e vendit, për fëmijët që do të kenë arsye shëndetësore.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi thotë se do të vazhdojë faksinimi sipas kalendarit ekzistues, që është i rekomanduar nga Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) dhe se çdo ndryshim eventual e bën Komiteti Kombëtar për Imunizim (KKI) në bashkërendim me OBSH-në./Telegrafi/