LAJMI I FUNDIT:

BE-ja, si Jugosllavia para shpërbërjes

BE-ja, si Jugosllavia para shpërbërjes

Gazeta sllovene “Finance” ka vlerësuar të hënën se Bashkimi Evropian aktualisht i përngjan Jugosllavisë, në periudhën në prag të shpërbërjes.

Gazeta lubjanase, në analizën në ballinë paraqet një BE “në prag të referendumit rreth largimit eventual të Britanisë nga ai bllok, ngritjes së forcave radikale politike, ndryshimeve pak a shumë të dhunshme të kufijve dhe futjes së sërishme të kufijve në zonën dikur të hapur evropiane”, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e gazetës sllovene “Finance”.


“Duket se askush më nuk beson në BE. Madje as presidenti slloven, Borut Pahor, optimist i përhershëm, nuk është i sigurt nëse BE-ja do të mund të mbijetojë në formën e tanishme”, shkruan gazeta. Presidenti slloven, Pahor, gjatë javës së kaluar ka folur në një tubim kushtuar thellimit të integrimeve evropiane.

Pahor megjithatë ka folur edhe për vizionin e tij rreth “shteteve të bashkuara evropiane”, për të cilin gazeta sllovene vlerëson sot se duket i realizueshëm po aq sa ishte më 1989 plani për reformën e federatës jugosllave, i paraqitur nga kryeministri i fundit i tij, Ante Markoviq.

Edhe një gjë ia përkujton gazetës lubjanase periudhën që i parapriu shpërbërjes së Jugosllavisë, ai është debati për unionin fiskal.

Pikërisht njëjtë sikur që tatimpaguesit sllovenë pyeteshin se çfarë përfitojnë nga ndarja e parave për Kosovën dhe pjesët e tjera më të varfra të federatës, shumë shtete të pasura anëtare të BE-së pyeten se përse do të duhej të ndanin paratë për disa shtete të varfra, për të cilat madje as nuk e dinë se ku ndodhen.

“Njëra prej tyre është Austria fqinje, ku kancelari Werner Faymann të hënën paraqiti dorëheqjen shkaku i rezultateve të dobëta zgjedhore, derisa të djathtës ekstreme i përshtatet një gjendje e tillë”.

“Dyshoj se ata që e mbajnë në mend kohën para 25 vjetësh në Slloveni nuk kuptojnë qëndrimet e britanikëve, gjermanëve apo austriakëve”, shkruan në tekst.

“Nëse kompanitë sllovene mund ta mbijetojnë qeverinë e Mire Cerarit, atëherë do të mbijetojnë edhe daljen e Britanisë nga BE-ja”, vlerëson gazeta sllovene në fund të analizës së titulluar “Kush mbijeton Cerarin, nuk i frikësohet ‘Brexitit’”.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori