LAJMI I FUNDIT:

Ja sa para janë shpenzuar për poçet elektrike të stilit barok

Ja sa para janë shpenzuar për poçet elektrike të stilit barok

Rruga rekreative përgjatë Vardarit në Shkup tani më me ndriçim barok. Poçet e reja elektrike me ngjyrë ari-gjelbërt dje ndriçonin edhe ditën. Janë vendosur në rrugën për vrapim përgjatë lumit, që është në shtrirje nga Parku i Qytetit në sheshin Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rruga për vite ishte në errësirë, çiklistët, dhe rekreatuesit tjerë në mënyrë të përsëritur zyrtarisht kanë kërkuar që përdorimi i rrugës t’iu mundësohet edhe gjatë mbrëmjes, por nuk kanë pritur që qyteti do t’iu përgjigjet kërkesës së tyre me poçe elektrike të stilit barok.

Për 51 poçe dekorative Qyteti i Shkupit ka shpenzuar 5.245 milion denarë (rreth 86 mijë euro), gjegjësisht një poç elektrik ka kushtuar 100 mijë denarë (rreth 1.600 euro). /Telegrafi/