LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pritet të veprojë ndaj tarifave tregtare të SHBA-së mbi mallrat franceze

BE-ja pritet të veprojë ndaj tarifave tregtare të SHBA-së mbi mallrat franceze

Komisioni Evropian është shprehur se Bashkimi Evropian do të veprojë si një i vetëm lidhur me tarifat e planifikuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mallrat franceze.

Kështu u shpreh zëdhënësi i BE-së, Daniel Rosario, duke shtuar se janë duke bashkëpunuar me autoritet franceze.

“Për këtë, si edhe për të gjitha çështjet e tjera që lidhen me tregtinë, BE-ja do të veprojë dhe do të reagojë si një e vetme dhe do të mbetet e bashkuar. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet franceze për hapat e ardhshëm”, u shpreh Rosario, përcjell Telegrafi.

Qeveria amerikane ka kërcënuar që do të vendosë tarifa deri në 100 për qind për produktet franceze të importuara në SHBA me vlerë 2.4 miliardë dollarë, përfshirë shampanjën, çantat dhe produkte të tjera, pasi zbuloi se taksa e re e shërbimeve dixhitale e Francës do të dëmtojë kompanitë amerikane të teknologjisë.

SHBA-ja kërcënon me taksa prodhimet franceze
Lexo po ashtu SHBA-ja kërcënon me taksa prodhimet franceze

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer tha se do të shqyrtojnë mundësinë e rritjes së tarifave për mallrat e BE-së, pas një mosmarrëveshjeje për subvencione ndaj prodhuesit të aeroplanëve “Airbus”.

Komisioni Evropian u shpreh se rritja e tarifave ose një vendim që ka në objektiv mallrat e tjera të BE-së do të përshkallëzonte tensionet tregtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori