LAJMI I FUNDIT:

Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra. Zgjidheni këtë problem para se të bëhet vonë!

Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra. Zgjidheni këtë problem para se të bëhet vonë!

Ekzistojnë dy mënyra që të zgjoheni në mëngjes, i freskët dhe plot energji por i irrituar me dhembjen në duar dhe këmbë.

Kjo ju ndodh për shumë arsye. Ja si t’i zgjidhni lehtë këto vështirësi, transmeton Telegrafi.


f

Shkaktarët e fryrjes: dehidrimi

Shumica e njerëzve në botë vuan nga ky problem, sepse nuk fut sasi të mjaftueshme uji në organizëm.

Kur niveli i ujit në organizmin tonë bie në minimum, trupi automatikisht përshtatet dhe fillon të kursejë ujin në organizëm.

333

Pozita në të cilën flini dhe sasia e ujit

Pozita për të fjetur ndikon shumë në shëndetin tonë. Derisa disa pozita janë optimale për ne, disa madje mund edhe të na dëmtojnë.

Fjetja përmbys (në stomak) apo anash mund të shkaktojë dhembje të nyjave. Gjithashtu, gjumi i pamjaftueshëm apo pagjumësia mund të shkaktojnë fryrje të duarve dhe këmbëve.

555

Niveli i lartë i natriumit

Kripë e tepërt në ushqimin tuaj mund të shkaktojë fryrje. Kripa e tepërt në ushqim ngre nivelin e natriumit në trupin tonë, gjë që i mundëson trupit të mbajë ujin.

666

Sëmundja e veshkave

Veshkat luajnë rol shumë të rëndësishëm në filtrimin e toksikeve nga trupi juaj të cilat mund të dëmtojnë trupin.

Në rast të sëmundjes së veshkave funksioni ndërpritet dhe trupi fillon të mbajë ujin i cili është dashur të jetë i filtruar.

2

Trajtimi: kompresa të ngrohta dhe të ftoha

Mund të provoni që të ulni fryrjen me ndihmën e kompresave të ngrohta dhe të ftohta në zonën e rrezikuar.

Kompresat e ftohta përdoren nëse fryrja është shkaktuar nga alergjia apo nga ndonjë problem i brendshëm.

3

Masazhi

Masazhi mund të ndihmojë me rastin e eliminimit të dhembjeve, vetëm kini kujdes që pjesës së trupit ku ju dhemb t’i bëni masazh të butë.

Provoni të bëni masazh duke përdorur lëvizje të ngadalshme rrethore në vend të shtypjes, sepse ashtu mund ta përkeqësoni dhembjen.

5

Materiali kompresiv

Nëse fryrja shfaqet vetëm gjatë natës, provoni të vishni rroba nga materiali kompresiv, siç janë getet apo çorapet, në mënyrë që të rregulloni qarkullimin e gjakut.

Gjithashtu mund të vishni edhe doreza kompresive nëse fryrja ju shfaqet në duar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori