LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nis edhe fushatë ekonomike në kuadër të Ditës së Evropës

BE-ja nis edhe fushatë ekonomike në kuadër të Ditës së Evropës

9 Maji i cili shënon edhe Ditën e Evropës, në Kosovë do të shënohet me një sërë aktivitetesh dhe programesh të cilat sot zëvendës-shefi i zyrës së BE-së, Riccardo Serri në një ambient të ri të Qendrës së BE-së e cila ka marr emrin “Shtëpia e Evropës”, ka shpalosur programin dhe aktivitetet në shënim të Ditës së Evropës dhe ka shpallur garën për Fushatën Ekonomike.

Serri në një konferencë për media teksa ka folur për ambientin e ri që tani do të jep më shumë mundësi tha se hapja solemne e “Shtëpisë së Evropës” do të mbahet sonte në orën 18:30.


Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së tha se manifestimi i Ditës së Evropës është i rëndësishëm për ta, sidomos këtë vit kur edhe do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Sot në “Shtëpinë e Evropës” do të hapen edhe dy ekspozita të dy artistëve shqiptar, Agon Nimani dhe Gresa Islami.

“Në 18:30 do të ketë një inaugurim formal, hapje formale nga ambasadorja Apostolova dhe le të themi një lloj hapje simbolike që do të ndodhin në 18:30, nëse jeni të interesuar do të mund të shkoni poshtë dhe të shihni pjesët e tjera të këtyre zyrave ka hapësira ku mund të ketë ekzibicione do të shfaqen edhe filma në ekrane dhe ka edhe hapësira të tjera ku njerëzit mund të vijnë dhe të bëjnë kërkime në internet dhe të kërkojnë informata dhe të mbledhin informata”, tha Serri.

Disa nga aktivitet që do e shënojnë Ditën e Evropës janë edhe shfaqja e disa filmave dhe koncert pa pagesë për të gjithë qytetarët ku do të performojë violinisti, Olen Cesari dhe që do të mbahet më 10 maj.

Në kuadër të Ditës së Evropës do të nisë Fushata Ekonomike e cila do të lansohet nesër tek “Gjirafa” dhe që do ketë intervista e programe të shumta ekonomike.

Sipas tij fokusi i BE-së vazhdon të jetë edhe arsimi dhe mjedisi në Kosovë, prioritete këto që Serri tha duhet të jenë edhe të Kosovës.

“Dua të theksojmë fushatën tonë komunikuese se sa e rëndësishme është zhvillimi ekonomik për Kosovën, për qytetarët tanë, mirëqenies e qytetarëve të Kosovës, dhe sa i rëndësishëm është fakti që ne duam të mbështesim Kosovën në atë se çfarë bëjmë. Ekonomia do të jetë fokusi i aktivitetit tonë për një muaj e gjysmë deri në 20 qershor dhe fushata do të quhet ‘Le të flasim për ekonomi’ dhe pastaj fillimi fushatës do jetë nesër më 7 maj në orën 11:00 në Gjirafa… Jemi më të përqendruar në prioritete duam që të theksojmë që çështjet e caktuara që janë kruciale që janë me rëndësi për marrëdhëniet tona me Kosovën ne kemi bërë këtë përmes fushatës komunikuese për arsimin që është qartazi prioritet për neve dhe do të duhej të ishte po ashtu edhe për Kosovën. Kemi bërë këtë edhe në ndërlidhje me mjedisin dhe atë që duam ta bënim të qartë se çka duhet të bërë në këtë drejtim” , tha Serri.

Serri ka shpallur të hapur garën për “Fushatën Ekonomike” dhe ka treguar disa nga të nominuarit për këtë garë. Pjesë e kësaj gare janë disa kompani vendore.

Më 9 maj do të hapet edhe një panair dhe po ashtu aktivitete të shumta me fëmijë.

Përveç Prishtinës aktivitete për Ditën e Evropës do të mbahen edhe në Mitrovicën Veriore, ku Artan Lili do të mbajë një koncert më 8 maj./kp/