LAJMI I FUNDIT:

Ja kur do të hidhet shorti për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ja kur do të hidhet shorti për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar edhe takimet e fundit të çerekfinales, me ç’rast janë mësuar edhe katër gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid, Atletico Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich janë kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze për klube.


Shorti për gjysmëfinale do të mbahet më 15 prill 2016 në Nyon të Zvicrës.

Ndeshjet e para do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit më 3 dhe 4 maj 2016. /Telegrafi/