LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kërkon që Kosova ta reformojë sektorin e energjisë

BE-ja kërkon që Kosova ta reformojë sektorin e energjisë

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike në takimin vjetor të dialogut ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së.

Megjithatë, për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, është thënë se Kosova duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme.


“Është theksuar se vendi duhet të marrë parasysh rreziqet ekonomike në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, veçanërisht lidhur me çmimet e ushqimeve dhe energjisë, si dhe dinamikën tregtare me partnerët kryesorë tregtarë. Diskutimet u fokusuan edhe në zbatimin efektiv të reformave strukturore për të nxitur rimëkëmbje të qëndrueshme, duke mbështetur politikat e qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale”, thekson MF-ja.

Në këtë kontekst, sipas MF-së, mbledhja e taksave në Kosovë ka pasur rritje dyshifrore për shkak të luftimit të ekonomisë joformale dhe inflacionit, ndërsa u theksua edhe nevoja për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore.

“Për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, Kosova u tha se duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme. Kosova gjithashtu u tha se duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë kanë diskutuar lidhur me Programet e tyre të Reformës Ekonomike (PRE) me përfaqësuesit e shteteve anëtarë të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane në takimin vjetor të dialogut të politikave ekonomike dhe financiare në Bruksel. /Telegrafi/