LAJMI I FUNDIT:

J.Lo flet për lidhjen e shkurtër me Drake (Foto)

J.Lo flet për lidhjen e shkurtër me Drake (Foto)

Jennifer Lopez pati një lidhje të shkurtër me Drake gjatë bashkëpunimit të tyre në një këngë.

Ndërsa gjatë parakalimit në tepihun e kuq të Grammy Awards në Los Angeles, këngëtarja dhe aktorja ka folur për herë të parë rreth reperit.


J.Lo sa herë që shfaqet lë përshtypje

“Padyshim. E dua Drake”, ka thënë 47-vjeçarja kur është pyetur nga E! rreth tij.

“Ai është aq brilant, i talentuar, mahnitës. Kemi bërë një këngë bashkë. Kemi dalë. Kaluam momente të shkëlqyera. Ai është mahnitës. Kam shumë dashuri për atë djali”, ka thënë më tej J.Lo.

Burimet kanë thënë se lidhja e këngëtares me Drake nuk ka qenë aspak serioze dhe ndarja e tyre ishte shumë e qetë.

Lidhja e tyre nuk ishte serioze

Lopez dukej shumë bukur në Grammy Awards me një fustan Ralph & Russo me ngjyrë vjollce. Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, fiziku i saj vazhdon t’i mahnitë të gjithë.

Në ndërkohë, Drake që ndodhet në Mançester të Anglisë, i ka shkruar reperit Chance the Rapper për ta uruar për triumfin e tij në Grammy. /Telegrafi/