LAJMI I FUNDIT:

J-Balvin tregon vuajtjet që përjetoi nga përballja me virusin COVID-19: Isha aq keq, sa humba shpresën

J-Balvin tregon vuajtjet që përjetoi nga përballja me virusin COVID-19: Isha aq keq, sa humba shpresën
Foto: J-Balvin/Instagram

Këngëtari latin me famë ndërkombëtare, J-Balvin, ka treguar së fundmi se edhe ai u përball me virusin COVID-19.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, 35-vjeçari ka treguar se si për një çast e humbi shpresën, ndërsa simptomat e tij ishin aq të rënda, sa mjekët kishin menduar ta shtronin në spital.


“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione, si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital”, ka shkruar J-Balvin.

View this post on Instagram

¿Sabían que soy un ser humano con los mismos errores, miedos, anhelos y presiones, como ustedes? Esta foto la tomó uno de los médicos quienes estuvieron conmigo en el proceso del Covid 19, Carlos y Sergio. Ellos son quienes cuidaron profesionalmente de mí, son familia. Recuerdo esta foto porque en ese preciso momento, tenía todos los síntomas y perdí la esperanza, al nivel de que pensaron en hospitalizarme. He padecido la ansiedad y a raíz de este evento se potencializó, pero acepto y enfrento los aspectos que afectan mi cuerpo y mi mente y, reconozco que soy vulnerable y MUY frágil, ante esta y miles de situaciones más. Siento en el alma a quienes han perdido sus familiares en esta difícil situación de pandemia, además, porque sé que no solo las familias están afectadas de salud y anímicamente, sino económicamente y laboralmente. Hoy solo quiero ser una voz de esperanza, ¡esto pasará! Cuiden de ustedes y de sus familiares, de esa manera, cuidamos de todos. Los amo Jose

A post shared by J Balvin (@jbalvin) on Aug 27, 2020 at 12:13pm PDT

I njëjti ka bërë të ditur se ka pasur probleme edhe me ankth – probleme të cilat u rritën në momentin që u prek me coronavirus.

Më parë kam vuajtur nga ankthi dhe virusi e bëri më të fuqishëm. Por i pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time dhe e pranoj që jam i prekshëm dhe shumë i brishtë, para kësaj dhe mijëra situatave të tjera. I ndjej në shpirt ata që kanë humbur anëtarët e familjes në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm nga shëndeti dhe emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese. Kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes suaj, në këtë mënyrë, ne kujdesemi për të gjithë. Ju dua, Jozefi”, ka shkruar këngëtari latin.

J-Balvin (Foto: Victor Chavez/Getty Images/Guliver)

J-Balvin përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Un dia” në bashkëpunim me Dua Lipën, Bad Bunny dhe Tainy. /Telegrafi/