LAJMI I FUNDIT:

Izetbegoviq: Lidhja mes Bosnjës dhe Kosovës janë krimet dhe gjenocidi i regjimit të Milosheviqit

Izetbegoviq: Lidhja mes Bosnjës dhe Kosovës janë krimet dhe gjenocidi i regjimit të Milosheviqit

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, ka folur për aktualitetin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon, por edhe  krimet dhe gjenocidin e kryer nga regjimi i Miulosheviqit në Bosnjë dhe Kosovë .

Duke reaguar ndaj paraleleve që tërhiqen ndërmjet Kosovës dhe entitetit të serb të Bosnjës, Republikës Serbe, Izetbegoviq shpjegoi se e vetmja lidhje ishte dhuna e kryer nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviqit si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnje, raporton klix.ba.


“Ajo që iu bë shqiptarëve në Kosovë, nuk iu bë serbëve në Bosnje. Këtu kulmoi me gjenocidin në Srebrenicë. Para kësaj, ata pastruan gjysmën e territorit. Jo vetëm që shkatërruan xhamitë dhe kishat katolike, ata lëruan edhe varrezat”, tha Izetbegoviq.

Ai ka folur për vizitën e fundit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se me anëtarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, është mbajtur një takim i veçantë, sepse siç tha ai, është një problem real.

Theksojmë se Republika Serbe ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Dodik është duke kërcënuar edhe me ndarjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Escobar: Sanksionet janë të gatshme për individët që minojnë marrëveshjen e Dejtonit
Lexo po ashtu Escobar: Sanksionet janë të gatshme për individët që minojnë marrëveshjen e Dejtonit

Republika Serbe së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Përfaqësuesi i tanishëm i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka paralajmëruar se ky vend mund të rrëshqasë drejt një konflikti të ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori