LAJMI I FUNDIT:

Izedin Bytyqi lirohet nga detyra sekretarit të MI-së, iniciohet procedurë për shkelje të rëndë disiplinore

Izedin Bytyqi lirohet nga detyra sekretarit të MI-së, iniciohet procedurë për shkelje të rëndë disiplinore

Ministria e Infrastrukturës njofton se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e sekretarit të përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Kosovës. Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MI-së.

“Luftë” sekretarësh në Ministrinë e Infrastukturës, Abdullahu nuk ia lëshon zyrën Bytyqit, ky i fundit e quan “uzurpator”
Lexo po ashtu “Luftë” sekretarësh në Ministrinë e Infrastukturës, Abdullahu nuk ia lëshon zyrën Bytyqit, ky i fundit e quan “uzurpator”

Në fund, MI thotë se shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në ministri dhe ndalim të tentimit për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë. /Telegrafi/