LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Arritëm t’i korrigjonim vlerësimet negative për KSHPK-në

Ivanovska: Arritëm t’i korrigjonim vlerësimet negative për KSHPK-në

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska para skadimit të mandatit të përbërjes së KSHPK-së të cilën e kryesoi ajo, është e kënaqur nga puna e bërë. Edhe krahas kushteve në të cilat kanë punuar, resurset të cilat i kanë pasur në dispozicion dhe, siç tha, “të gjitha pengesat subtile me të cilat janë përballur”, kanë përfunduar rreth pesë mijë e gjysmë lëndë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për përshtypjen për mandatin të cilin e përfundon, Ivanovska deklaroi se kjo përbërje e KSHPK-së nuk ka punuar nga zero, por “nga minusi dhe disa pozicione nën zero”, nëse meren parasysh vlerësimet të cilat më parë për këtë institucion i ka dhënë Komisioni Evropian.


“Kemi bërë analizë për rreth 10 vite më parë. Domethënë, deri në vitin 2019 me të vërtetë ishin negative vlerësimet. Arritëm që gjithë këtë ta korrigjonim edhe pse gjysmë mandati kishim kushte të pandryshuara për punë, si hapësinore, ashtu edhe materiale – teknike, resurse njerëzore. Megjithatë, në duart e KSHPK-së kaluan shumë lëndë, diku rreth pesë mijë e gjysmë lëndë kaluan dhe përfunduan, dërguam shumë nisma në Prokurorinë Publike”, deklaroi Ivanovska para hapjes së prezantimit të rezultateve nga Sistemi Kombëtar i Integritetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për numrat final të lëndëve dhe nismave KSHPK do t’i informojë mediat në fund të këtij muaji, ndërsa “qershia mbi tortë”, siç tha, do të jenë lëndët e mëdha që kanë të bëjnë me “Behtel dhe Enka” dhe Lotaria.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori