LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Komuniteti boshnjak jep kontribut të madh në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të Maqedonisë

Ivanov: Komuniteti boshnjak jep kontribut të madh në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të Maqedonisë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i dërgoi një letër urimi anëtarëve të komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të boshnjakëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Festimi i 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve është një simbol i respektit të thellë që Republika e Maqedonisë e ka ndaj të gjithë qytetarëve të saj. identifikimi është e drejtë themelore, e garantuar dhe e pakthyeshme e njeriut, e cila është shtylla mbi të cilën mbështetet shteti ynë i përbashkët, thotë Ivanov.


Nxitja e diversitetit kulturor dhe traditave, shtoi kryetari i Maqedonisë, është i përfshirë në kodin e Republikës së Maqedonisë.

“Parimet e respektit të ndërsjellë, bashkimit dhe mirëkuptimit janë vlera që ne të gjithë e ndajmë dhe falë tyre po ndërtojmë me sukses një të ardhme që duam për vete dhe për fëmijët tanë, tha Ivanov, duke shtuar se komuniteti boshnjak ofron kontribut të madh kulturor dhe ekonomik në zhvillimin e proceseve demokratike dhe moderne të Republika e Maqedonisë. /Telegrafi/