LAJMI I FUNDIT:

Ivan Balliu, ‘spanjolli’ që gjeti paraardhësit e tij dhe tani luan me Shqipërinë

Ivan Balliu, ‘spanjolli’ që gjeti paraardhësit e tij dhe tani luan me Shqipërinë

Statistikat thonë se mbiemri Balliu figuron në një në çdo 1000 shqiptarë. Kjo ishte ajo që bëri dikë në një zyrë në Tiranë të ndezë një llambë kur gjeti një djalë që luante për Metzin në Francë.

Flamuri spanjoll u shfaq pranë simbolit të tij. Emri i tij ishte Ivan, shkruan Marca.


“Ata erdhën për të më parë, për të pyetur nëse kisha paraardhës shqiptarë. Filluam të kërkojmë dhe nuk ishte e lehtë. E gjithë familja ime është spanjolle. Por në fund gjetëm një fije për të tërhequr – që na çoi te një paraardhës shqiptar. Nga atje, me ndihmën e Federatës, babai arriti të mbledhë një sërë letrash dhe pasaporta u mor”.

“Ai ishte një i afërm i largët. Gjyshi dhe stërgjyshi im kanë lindur në Spanjë, por u shfaqën dokumente që më lejuan të merrja shtetësinë”, tregon Balliu për njoftimin e FSHF-në.

Ivan Balliu bëri debutimin e tij me Shqipërinë kundër Spanjës së Julien Lopeteguit: rezultati 3-0 në Alicante në tetor 2017.

Ndeshja u zhvillua në atë kohë kur Katalonia kërkonte pavarësinë.

E preku nga afër, sepse babai i tij është një person i përfshirë dhe është kryebashkiak i Caldes de Malavella.

“Këto janë gjëra të babait tim. Unë i përkushtohem të luajturit futboll, gjë që më pëlqen. Për fat nuk kuptoj shumë nga politika dhe nuk merrem me të. Secili ka jetën e tij dhe e imja është kjo, futbolli”, shpjegon ai.

Ideja për të luajtur me Katalonin një ditë, sipas tij është e pamundur.

“Unë luaj me Shqipërinë. Tani për tani një ekip katalanas është i pamundur, nuk ka asnjë kornizë ligjore për të. As nuk e konsideroj dhe as nuk mendoj se do të ndodhë në vitet e ardhshme”, ka thënë Balliu.

Sot ai do të luajë ndeshjen e katërt me Shqipërinë. Shifra të për pesë vite që nga debutimi.

“Në dy sezonet e mia në Almería, klubi ra dakord me Federatën që të mos më thërriste për shkak të çështjeve kalendarike, por tani jam kthyer”.

Ndeshja do të jetë e veçantë për shumë arsye dhe lojtari ka një synim: “Do të jetë e bukur, sepse familja ime do të jetë në stadium. Shqipëria po rritet, por potenciali i Spanjës është i madh. Kur të përfundojë, do të doja të ndërroja fanellën me Jordi Alban”.

Ai e ka fanellën e Spanjës, sepse ka luajtur në ekipet e të rinjve: “Kur më thirri Shqipëria, thashë ‘po’, sepse duhet të jesh realist dhe të shohësh që vetëm të zgjedhurit ia dalin në skuadrën spanjolle. E pashë të pamundur. Shqipëri sapo kishte luajtur në Euron në Francë dhe e pashë si një mundësi”.

“Po gjuha, kultura, vendi? Unë mezi flas pak fjalë shqip, por trajnerët që kam pasur kanë qenë italianë dhe shumë nga shokët e mi luajnë në Serie A , kështu që nuk ka problem të kuptojmë njëri-tjetrin.

“A e njoh Shqipërinë? Jo, kam qenë vetëm në kampe stërvitore”, përfundon Balliu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori