LAJMI I FUNDIT:

Iu deshën më pak se 15 minuta për ta bërë, sipërmarrësi Kristian Kabashi publikon këngë të punuar me AI në parametrat e një hiti veror

Iu deshën më pak se 15 minuta për ta bërë, sipërmarrësi Kristian Kabashi publikon këngë të punuar me AI në parametrat e një hiti veror
Foto: The Blank Collar/YouTube

Në një kthesë impresionuese që bashkon sipërmarrjen dhe kreativitetin, Kristian Kabashi, i njohur ndryshe si ‘The Blank Collar’, ka sjellë një risi në skenën muzikore duke lansuar “Dallëndyshja e verës”, një këngë e cila është krejtësisht një prodhim i inteligjencës artificiale (AI).

Projekti inovativ i Kabashit ka përdorur mjete të avancuara të AI për të krijuar muzikën, tekstin, ritmin dhe orkestrimin e kësaj kënge.


Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është fakti se kënga u realizua për një kohë të shpejtë prej vetëm 15 minutash, një dëshmi e qartë e potencialit të teknologjisë AI në fushën e muzikës.

Kabashi ndau në InstaStory se eksperimenti muzikor erdhi si një çast frymëzimi dhe kurioziteti për të testuar aftësitë e AI.

Foto: The Blank Collar/InstaStory

Ai gjithashtu u zbuloi ndjekësve “komandën” që ia kishte dhënë sistemit të inteligjencës artificiale për ta çuar përpara projektin muzikor, duke përfshirë udhëzime specifike për stilin dhe tonin e dëshiruar të këngës.

Foto: The Blank Collar/InstaStory

Ky zhvillim vjen në një kohë kur përdorimi i AI në muzikë po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Modele të inteligjencës artificiale si artistja AI ‘noonoouri’, e cila publikoi këngën “Dominos”, kanë treguar që makineritë mund të sjellin kontribute të çmuara dhe ndonjëherë polemike në sferën artistike.

Industria e muzikës dhe Hollywood-i në përgjithësi kanë dalë kundër përdorimit të AI në krijimin e muzikës dhe filmave, gjë e cila rezultoi edhe me një protestë të gjatë vitin e kaluar nga producentët, aktorët dhe regjisorët hollivudian – të cilët bojkotuan prezencën në festivale në shenjë indinjimi ndaj përdorimit të AI në art. /Telegrafi/

Ky është teksti i këngës “Dallëndyshja e Verës” (shkruar nga AI):

[Verse 1]
Eja në plazh
Nën diellin shkëlqyeshëm
Të tregoj një histori
Një ëndërr pa fund (ooh, në këmbë!)
Zemra më rreh
Si rrahjet e detit
Dallëndyshja e verës
Mahnitëse e botës

[Chorus]
Fëmijë natyre
Paqja në shpirtin tim (ooh-yeah)
Zëra në harmoni
Muzikë që na mbledh
Dhurata e diellit
Energji që na ngroh
Dallëndyshja e verës
Jam e lirë në botë

[Verse 2]
Ritme të rrahur
Brenga e zemrës time
Melodi që tund zemrat
Dita e parë e puthjes (oh-oh, në krye)
Valët çadra e diskotekave mbushin
Dallëndyshja e verës
Paqe në zemra që trazohen

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori