LAJMI I FUNDIT:

Italia ndryshon pistë për garat e Formula 1, braktis Monza për Imola

Italia ndryshon pistë për garat e Formula 1, braktis Monza për Imola

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar sot se garat e Formula 1, të vlefshme për Çmimin e Madh të Italisë, do të ndryshojnë së shpejti cirkuit.

Në Apenine garat zhvillohen prej disa vitesh në pistën legjendare të Monzës, por së shpejti pritet që garat të zhvillohen në pistën e Imola, aty ku aktualisht garojnë edhe motorët (Moto GP).


Drejtori i garave të Formula 1, Charlie Whiting, ka zhvilluar një muaj më parë një vizitë në pistën italiane dhe ka deklaruar sot, përmes një relacioni, se ndryshimet e modifikimet e bëra në pistë e jashtë saj, janë të kënaqshme. Pista e Imolës mban emrin “Enzo dhe Dino Ferrari” dhe ka zhvilluar edhe më pare gara të Formula 1.

Duket se Italia kërkon të ndryshojë pistë për garat e Formula 1, duke parë edhe vështirësitë financiare që kanë organizatorët e garës së Monzës për të gjetur sponsorë. Gjithsesi, bëhet fjalë për vitin 2018, pasi këtë vit garat e Formula 1 do të zhvillohen normalisht sipas kalendarit, në pistën e Monza. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori