Xhiroja e tretë e Euro 2020 do të sjell% një përballje interesante, pasi në kuadër të Grupit J do të përballen Greqia dhe Italia.

Grekët do të jenë nikoqirë të ‘Azzurëve’, në ndeshjen që do të fillojë nga ora 20:45 në Stadiumin Olimpik të Athinës, “Spiros Louis”.

Italia është aktualisht lidere e grupit me gjashtë pikë, ndërsa grekët kanë katër pikë, por që italianët janë favoritë në letër.

Formacioni startues i Greqisë: Barkas; Siovas, Manolas, Sokratis; Samaris, Zeca, Kourbelis, Fortounis, Stafylidis; Kolovos, Masouras.

Formacioni startues i Italisë: Sirigu; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Emerson Palmieri; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Belotti, Insigne.

/Telegrafi/