LAJMI I FUNDIT:

Italia jashtë Kampionatit Botëror, futbolli italian arrin sërish nivelin më të ulët

Italia jashtë Kampionatit Botëror, futbolli italian arrin sërish nivelin më të ulët

Një ditë pas humbjes së Italisë nga Maqedonia e Veriut, mediat italiane kanë qenë shumë kritikuese drejt ekipit kombëtar.  

Corriere della Sera ka shkruar se sporti kombëtar i tyre është në nivelin më të ulët të mundshëm, pasi janë eliminuar nga Maqedonia e Veriut, për të cilën shumë nuk e dinin se ekzistonte.

Një fatkeqësi që përfshin të gjithë: lojtarët, trajnerin, stafin, federatën dhe lëvizjen e futbollit në tërësi. Fitorja e Kampionatit Evropian duket se është harruar.

Maqedonia e Veriut shokon Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror
Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut shokon Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror

Dhe në futbollin modern mjafton të humbasësh tre lojtarë vendimtarë (Chiellini, Bonucci, Chiesa) dhe të kesh të tjerë jashtë formës (Barella, Immobile, Jorginho), për të përfunduar me krahun e kundërt, atë të humbësve.

Nëse triumfi i Londrës ishte rezultat i një konjukture të papërsëritshme, kjo goditje është gjithashtu rezultat i një serie të çmendur rastesh të humbura në një ndeshje, gabime të shmangshme, por edhe goditje nga fati i keq. Por sporti kombëtar nuk mund t’i lihet rastësisë; sepse herët a vonë fati ta kthen shpinën, shkruan ky medium.

Futbolli italian ka arritur nivelin më të ulët ndonjëherë. Më keq se humbjet me Korenë e Veriut në 1966 dhe me Korenë e Jugut në 2002.

Më keq se Kampionatet Botërorë katastrofik në Afrikën e Jugut dhe Brazil. Kombëtarja jashtë garës më të rëndësishëm për të dytin edicion radhazi. Pastaj janë të gjitha klubet e eliminuara nga Liga e Kampionëve menjëherë në raundin e dytë, me atë më përfaqësuesen, Juventusin, që u mund në shtëpi 3 -0 nga një skuadër që është e shtata në La Ligën spanjolle.

Liderët e Milanit kanë dy sulmues që numërojnë pothuajse tetëdhjetë vjet së bashku; Interi, kampioni i Italisë në Ligën Premier do të ishte ndoshta i teti. Dhe po flasim për skuadra ku lojtarët italianët startues janë maksimumi dy ose tre; Nuk është rastësi që dje në momente vendimtare patëm sulmin e Sassuolos në fushë. Lojtarë të mirë, por krejtësisht pa përvojë ndërkombëtare. Dhe ndoshta vetë Roberto Mancini, pas surprizës hyjnore në Angli, humbi përqendrimin dhe ishte shumë i kënaqur me veten.

I gjithë futbolli italian duhet të rimendohet.

Shumë taktika, shumë pak teknikë. Pagat shumë të lartë në krahasim me vlerën dhe performancën, pak kulturë futbolli. Dhe shumë pushtet për menaxherët. Shëmbëlltyra e Giggi Donnarummas – i cili la mjedisin e tij natyror dhe u fut në telashe për të ndjekur super rrogat.

Tani është koha për të rindërtuar gjithçka – stadiume dhe akademi, mentalitet dhe shkolla për trajnerë – duke filluar nga të rinjtë.

Sipas Corriere dell Sera kjo duhet të nis me thënien e Borges: “Sa herë që një fëmijë godet diçka në rrugë, historia e futbollit fillon nga e para”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori