LAJMI I FUNDIT:

Italia dhe Portugalia synojnë finalen e “Play-Off”-it me fitore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Italia dhe Portugalia synojnë finalen e “Play-Off”-it me fitore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Kupa e Botës “Katar 2022”, e cila do të zhvillohet në muajin nëntor, nuk i ka kompletuar ende të gjitha ekipet kombëtare.


Pesëmbëdhjetë nga 32 skuadrat tashmë janë kualifikuar duke përfshirë vendin nikoqir, Katarin.

Shorti i Kupës së Botës FIFA 2022: Data, orari i turneut në Katar dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Shorti i Kupës së Botës FIFA 2022: Data, orari i turneut në Katar dhe gjithçka tjetër

Nga Evropa do të kualifikohen edhe tri kombëtare tjera dhe gara për këto vende është e fortë.

Njëri grup i gjysmëfinaleve padyshim së është më i forti dhe më interesanti, pasi aty gjenden fituesi i Euro 2020, Italia dhe Kombëtarja e Portugalisë.

Italia dhe Portugalia do ta kërkojnë kualifikimin nga “Play-Off”-i dhe sot do të zhvillojnë ndeshjet gjysmëfinale.

Ronaldo paralajmëron kundërshtarët e Portugalisë në “Play-off”-in e Kupës së Botës
Lexo po ashtu Ronaldo paralajmëron kundërshtarët e Portugalisë në “Play-off”-in e Kupës së Botës

Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini është nikoqir i Maqedonisë së Veriut në ndeshjen që zhvillohet në “Renzo Barbera” nga ora 20:45, ndërsa në orarin e njëjtë, Portugalia pret Turqinë në “Estadio Dragao”.

Dy fituesit e këtyre ndeshjeve do të luajnë finalen e madhe më 29 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori