Antonio Conte nuk do të ketë në dispozicion yjet e skuadrës dhe është detyruar nga FIFA të përzgjedhë vetëm lojtarët që nuk u aktivizuan dy ditë më parë ndaj Kroacisë.

Siç shkruajnë mediat italiane, sulmuesi i Sampdorias, Stefano Okaka, të cilit i është dhënë numri 9, do të jetë udhëheqësi i Azzurrëve në sulm i shoqëruar edhe nga Alessandro Matri.


Opsioni i dytë për Conten është edhe Sebastian Giovinco, që ka marrë fanellën me numrin 10, i shoqëruar në sulm nga Mattia Destro, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, për ndeshjen e cila do të zhvillonte në Stadio Luigi Ferraris (ish-Marrassi) të Genoas, raportohet se do ta përcjellin rreth 10 mijë tifozë shqiptarë.

Ekipi i Italisë në dispozicion të Conte:

Portierë: 1 Mattia Perin, 12 Salvatore Sirigu;

Mbrjotës: 15 Francesco Acerbi, 19 Leonardo Bonucci, 3 Emiliano Moretti, 6 Luca Rossettini, 5 Daniele Rugani;

Mesfushorë: 13 Luca Antonelli, 14 Alberto Aquilani, 7 Andrea Bertolacci, 8 Giacomo Bonaventura, 11 Alessio Cerci, 4 Domenico Criscito, 2 Lorenzo De Silvestri, 20 Manolo Gabbiadini, 18 Marco Parolo, 16 Andrea Poli, 23 Stefano Sturaro;

Sulmues: 22 Mattia Destro, 10 Sebastian Giovinco, 21 Alessandro Matri, 9 Stefano Okaka

Dy formacionet testuese të Antonio Contes në stërvitje kishin këtë format:

Formacioni 1: Perin; Rugani, Bonucci, Acerbi; Antonelli, Gabbiadini, Parolo, Sturaro, Bertolacci; Okaka, Matri

Formacioni 2: Sirigu; De Silvestri, Rossettini, Moretti, Criscito; Cerci, Aquilani, Poli, Bonaventura; Giovinco, Destro.

/Telegrafi/

telegrafi sport app