LAJMI I FUNDIT:

Istogu luan me skuadrën e njohur sllovake, Iuventa Michalovce

Istogu luan me skuadrën e njohur sllovake, Iuventa Michalovce

KHF Istogu ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar që Istogu të përballet me skuadrën e njohur sllovake, Iuventa Michalovce.


Ndeshja e parë luhet në Sllovaki, ndërsa e kthimit në Kosovë.

Ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane zhvillohet më 11/12 dhe 18/19 nëntor.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, kampioni ynë e eliminoi skuadrën portugeze, 1Maio/Ada.

Iuventa Michalovce ka në përbërje shumë lojtare të huaja dhe lojtare cilësore sllovake. Është skuadër e nivelit të lartë, ndërsa edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane.

Ka përvojë shumë të gjatë në gara evropiane, por istogaset kanë synimet e tyre, ndonëse nuk e kishin fatin në short. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori