LAJMI I FUNDIT:

Ismet Beqiri i përgjigjet Vjosa Osmanit: Dy postet e larta shtetërore i ka nga LDK-ja

Ismet Beqiri i përgjigjet Vjosa Osmanit: Dy postet e larta shtetërore i ka nga LDK-ja

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri i është përgjigjur ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani pasi kjo e fundit tha se LDK-së i ka mbetur vetëm llogoja dhe se ajo përfaqëson elektoratin e partisë.

“Edhe ai që ka bërë këtë llogo, nuk ka thënë se përfaqëson votuesit e LDK-së. Pra as Ibrahim Rugova që ka qenë identiteti i LDK-së nuk ka thënë ashtu. Ne jemi 28 deputetë me vota të LDK-së. mos të harrojmë se në zgjedhje votohet llogoja e LDK-së”, tha Beqiri në “Debat Plus”.


Beqiri thotë se e kanë gabim ata që mendojnë se llogoja do të mbetet vetëm figurative e votat e LDK-së do të shkojnë dika tjetër.

“Unë prej 30 vitesh jap kontribut në LDK por nuk mund të mos jem mirënjohës ndaj partisë për të arriturat. Problemet zgjidhen brenda partisë e jo jashtë saj…Edhe zonja e respektuar [Vjosa Osmani] i ka dy pozita shtetërore falë LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se edhe nëse ai do të shkarkohej nga LDK-aj do të qëndronte anëtarë i thjesht dhe do të mundohej t’i bindte se ata që e kanë përjashtuar e kanë gabim.

Beqiri thotë se LDK është sjellë butë deri vonë me ata që kanë shkelur statutin e partisë.

“Kam qenë shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe me shtatë-tetë deputetë kemi hequr të “zinjtë e ullirit” që nuk kanë respektuar statutin e partisë dhe respektimin e vendimeve”, ndër të tjera Ismet Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori