LAJMI I FUNDIT:

Ismaili – Vetëvendosjes: Jeni bërë partnerë të krimit

Ismaili – Vetëvendosjes: Jeni bërë partnerë të krimit
Uran Ismaili (Foto: Telegrafi)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila më herët përmes një konference për shtyp kritikoi reformat që kanë ndodhur në shëndetësi në dy vitet e fundit.

Ismaili ka thënë se sulmet e sotme kundër heqjes së listës të pritjes për stentim që ka shpëtuar mijëra jetë dhe 12 milionë euro të qytetarëve sipas tij janë dëshmia më e mirë se Lëvizja Vetëvendosje gjithnjë radhitet në anën e kundërt të reformave.


Vetëvendosje: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të domosdoshme për t'i dhënë fund keqqeverisjes në shëndetësi
Lexo po ashtu Vetëvendosje: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të domosdoshme për t'i dhënë fund keqqeverisjes në shëndetësi

Ai ka thënë se arritja e qeverisjes aktuale në shëndetësi  i pengon Lëvizjes Vetëvendosjes sepse sipas tij kanë defunksionalizuar industrinë e krimit që ka terrorizuar ekonomikisht qytetarët.

Lexoni reagimin e plotë të ministrit Ismaili:

Para pak kohësh Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në zyrën e tij prezantoi aderimin e kardiologut të akuzuar në rastin kriminal “Stenta”. Për më tepër Albin Kurti e promovoi atë si prurje cilësore dhe si shembull të pastërtisë profesionale e politike. Tani po e kuptojmë se raporti mes tyre më shumë sesa bashkëpunim politik, qenka partneritet biznesor dhe konferenca e sotme është manifestim i këtyre interesave.

Sulmet e sotme kundër heqjes së listës të pritjes për stentim që ka shpëtuar mijëra jetë dhe 12 milionë euro të qytetarëve janë dëshmia më e mirë se Lëvizja Vetëvendosje gjithnjë radhitet në anën e kundërt të reformave.

Heqja e listës të pritjes për stentim është mirëpritur nga familjet kosovare dhe ka qenë lajm i keq për biznesmenët e stentave. Arritja jonë i pengon Lëvizjes Vetëvendosjes sepse kemi defunksionalizuar industrinë e krimit që ka terrorizuar ekonomikisht qytetarët.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes mjekëve të cilët kanë organizuar greva me motive të ngushta partiake dhe që kanë lënë fëmijët tanë pa shërbime në QKUK, tentoi të na moralizojë për reformat në shëndetësi.

Duke dashur të mbjellin dyshime të pabazuara mbi njërin prej sukseseve më të mëdha në shëndetësinë kosovare, Lëvizja Vetëvendosje po synon që të favorizojë bizneset private që zhvatin pacientët. Është për keqardhje dhe ironike se si një parti politike që flet gjithë kohën për të mirën publike dhe për shërbime falas në shëndetësi sot rreshtohet krahas interesave financiare të zhvatësve dhe kundër qytetarëve.

Qytetarët e kanë parë punën e PDK-së në shëndetësi në këto dy vite dhe janë vlerësimet e tyre që do t’i marrim parasysh e assesi konferencat e Vetëvendosjes të sponsorizuara nga grupet e interesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori