LAJMI I FUNDIT:

Islandë – Turqi, situatë e tensionuar para përballjes – turqit priten keq në aeroport, kapiteni Emre tallet nga një gazetar

Islandë – Turqi, situatë e tensionuar para përballjes – turqit priten keq në aeroport, kapiteni Emre tallet nga një gazetar

Turqia ka udhëtuar për në Islandë ku do të përballet me vikingët në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Por turqit janë nderë shumë keq nga tallja që islandezët i kanë bërë mesfushorit Emre Belozoglu.


Një nga gazetarët e pranishëm në aeroport i nxori një furçë banje në vend të mikrofonit.

Por nuk mbyllet vetëm me kaq.

Kombëtarja turke është vonuar rreth tre orë në aeroportin e Keflavik  ku ka pasur kontrolle të rrepta, pasi u janë hapur të gjitha cantat lojtarëve dhe stafit teknik.

Një gjë e tillë i ka acaruar jo pak.

Shteti turk ka lëshuar notë diplomatike, ndërsa ambasadori turk në Norvegji, Fazli Korman, është nisur menjëherë drejt Islandës pas ngjarjeve të fundit.

Turqia kërkon që Islanda të kërkojë falje për episodet, të cilët i cilëson si primitive.

“Ajo çfarë u ndodhi lojtarëve tanë ishte një akt dhune. Autoritetet islandeze duhet të kërkojnë falje për këtë trajtim primitiv”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i partisë që qeverisë me vendin, Omer Celik.

Kapiteni i Islandës: Na pritën njëjtë para disa vitesh

Polemikave përpara ndeshjes Islandë-Turqi, i është futur edhe kapiteni  Aron Gunnarsson.

Sipas mesfushorit, e njëjta gjë i ka ndodhur Islandës në vitin 2015, në një ndeshje që palët luanin për kualifikueset e Euro 2016.

“Nuk e kuptoj. E njëjta gjë na ka ndodhur neve në aeroport në Turqi, kur udhëtuam për të luajtur për kualifikueset e Euro 2016”, deklaroi ai.

Ndeshja që zhvillohet të martë është ndezur shumë para kohe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori