LAJMI I FUNDIT:

Islandë – Kosovë, formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit kualifikuese

Islandë – Kosovë, formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit kualifikuese

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Islandës kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kosova është mysafire e Islandës në ndeshjen e fundit të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.


Kosova në nëntor luan në ‘Adem Jashari’, ndaj një kundërshtari evropian
Lexo po ashtu Kosova në nëntor luan në ‘Adem Jashari’, ndaj një kundërshtari evropian

Përfaqësuesja jonë nuk ka arritur ta fitojë asnjërën nga nëntë ndeshjet e para, duke qenë e fundit në grup me vetëm një pikë.

Në anën tjetër, Islanda është në vendin e parë të grupit me 19 pikë, por i duhet fitore ose barazim ndaj Kosovës për ta siguruar kualifikimin.

FFK dhe Vokrri shtrojnë darkë solemne përshëndetëse për Bunjakun
Lexo po ashtu FFK dhe Vokrri shtrojnë darkë solemne përshëndetëse për Bunjakun

Kjo është ndeshja e fundit e trajnerit Albert Bunjaku me Kosovën dhe djelmoshat duan t’ia dhurojnë një rezultat pozitiv.

Islandë: Halldorsson, Saevarsson, Siggurdsson, Arnason, Magnusson; Hallfredsson, Gunnarsson; Gudmundsson, Sigurdsson, Bjarnason; Bodvarsson. 

Kosovë: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Paaqara; Pnishi, V.Berisha; Rashica, Halimi, Celina; Nuhiu.   /Telegrafi/ 

Formacionet zyrtare: