LAJMI I FUNDIT:

ISK: Mbi një e treta e postimeve të partive politike dhe liderëve politikë në RMV përmbajnë narrativa të dëmshme

ISK: Mbi një e treta e postimeve të partive politike dhe liderëve politikë  në RMV përmbajnë narrativa të dëmshme

Instituti për Studime të Komunikimit (IKS) publikoi raportin gjashtëmujor të monitorimit të narrativave politike në Maqedoninë e Veriut, duke zbuluar praktikat e dëmshme të komunikimit të partive politike dhe liderëve në vend. Sipas raportit, një e treta e numrit të përgjithshëm të postimeve të partive politike dhe liderëve përmbajnë narrativa të dëmshme, duke përfshirë akuzat pa argumente dhe sulmet personale.

Nga analiza, OBRM-PDUKM dhe LSDM dalin si partitë kryesore që përdorin këto narrativa, ndërsa në radhë të liderëve politikë, Dimitar Apasiev nga Levica shënon prezencën më të lartë me 50 postime të tilla gjatë periudhës së monitorimit.


Gjithashtu, raporti vëren se zyrtarët qeveritarë nuk janë të përjashtuar nga përdorimi i narrativave të dëmshme, duke përfshirë edhe raste kur ata abuzojnë me kanalin zyrtar për promovim personal dhe partiak.

Në sektorin e medias, TV Alfa dallohet për numrin më të madh të artikujve me narrativa të dëmshme, ndërsa media online “Republika” përkon të ketë numrin më të lartë të artikujve të tilla.

Tre narrativat më të përdorura nga aktorët politikë janë minimi i besimit te institucionet, përzgjedhja e njëanshme dhe sulmet personale/demonizimi i kundërshtarëve politikë.

Hulumtimi “DAMAGE” është një pjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup, me qëllim të promovimit të gazetarisë së bazuar në fakte dhe luftën kundër dezinformimit në hapësirën mediatike të Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori