“Ishte e qartë se mendja ime nuk ishte në rregull”, Araujo flet hapur për problemet me shëndetin mendor

Kapiteni i Barcelonës, Ronald Araujo, ka folur hapur për problemet e shëndetit mendor që e detyruan të largohej nga futbolli në mes të sezonit.
Duke folur për gazetën spanjolle Marca, mbrojtësi uruguaian përshkroi momentin kur e kuptoi se kishte nevojë për ndihmë.
"Këto gjëra grumbullohen të gjitha. Jo vetëm në nivel futbolli, sepse ka edhe situata që burojnë nga fëmijëria dhe thjesht vazhdojnë të rriten”, ka zbuluar fillimisht Araujo.
“Ai incident kundër Chelseat ishte çelësi. Sepse unë tashmë kisha një karton të verdhë dhe nuk mund të vazhdoja kështu”.

“Ishte e qartë se mendja ime nuk ishte në rregull. Mbaj mend që shkova në dhomën e zhveshjes vetëm dhe thashë: 'Kaq ishte'”.
“Kuptova se duhej të flisja me gruan time, me klubin dhe të kërkoja ndihmë. Ishte vendimi më i mirë, ose një nga vendimet më të mira të jetës sime”, përfundoi ylli i Barcelonës. /Telegrafi/















































