“Ishte e mërzitshme”, ylli i Sportingut kritikon stilin e lojës së Arsenalit

Mesfushori i Sporting Lisbonës, Morten Hjulmand e përshkroi ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenal si “të mërzitshme”, në një intervistë pas ndeshjes që u dallua për sinqeritetin e tij të hapur.
Të mërkurën, skuadra e Arsenal u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë në dy sezone, pas një barazimi pa gola 0-0 (1-0 në total), duke siguruar një përballje në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit.
Arsenali e nisi ndeshjen me avantazhin e golit të vetëm të dy ndeshjeve, të shënuar nga Kai Havertz në fund të sfidës së parë.
Në përputhje me shumë ndeshje të fundit të Arsenalit, tensioni në “Emirates Stadium” ishte i dukshëm, me tifozët që me siguri u shqetësuan kur Geny Catamo goditi shtyllën me një goditje voleje të fortë.

Pavarësisht se Sportingu u rrit në lojë me kalimin e minutave, vendasit qëndruan të fortë dhe arritën të mbanin portën e paprekur.
Megjithatë, publiku nuk u shfaq i kënaqur me paraqitjen e Arsenali, ndërsa Hjulmand, në një intervistë për CBS pas ndeshjes, e cilësoi takimin si “të mërzitshëm”.
“Unë mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Ndikimi i ndeshjes së parë që e humbëm e bëri më të vështirë të vinim këtu në Emirates dhe të fitonim, sidomos kur ne nuk humbasim shpesh në shtëpi”.
“Do të jetë e vështirë këtu gjithashtu, por ishte një ndeshje me intensitet të ulët, pa ritëm, pa gola, e mërzitshme, do të thoja. Kishte shumë ndërprerje gjatë lojës, kështu që nuk mundëm të gjenim ritmin që donim”.
“Pra, po, pak e mërzitshme nëse do ta shihja si spectator, 0-0, dhe edhe ndeshja e parë 1-0. Nuk është mënyra se si Sporting dëshiron të paraqitet. Ne duam të shënojmë gola, të krijojmë raste, dhe nuk e bëmë këtë”, përfundoi ai.
Arsenali do të rikthehet në aksion më 19 prill ku do të luajnë një ndeshje pothuajse vendimtare në garën për titull në Ligën Premier ndaj Manchester Cityt në udhëtim./Telegrafi/























































