LAJMI I FUNDIT:

Ishte i dehur, tentoi të ikte nga policia zvicerane – kosovari përplaset me një veturë tjetër, pastaj për një muri

Ishte i dehur, tentoi të ikte nga policia zvicerane – kosovari përplaset me një veturë tjetër, pastaj për një muri

Të enjten në mbrëmje në Bahnhofstrasse në Aarau të Zvicrës ishte duke ndodhur një kontroll trafiku.

Policia donte të ndalte në orën 22.30 një Audi A5 të zi – në timonin e të cilit, sipas mediave zvicerane ishte një kosovar.

Por, siç thuhet tutje, në vend se të ndalonte, 30-vjeçari i dha veturës dhe u arratis.

Dhe sipas blick.ch, përcjell Telegrafi, ngjarja nuk përfundoi me kaq.

Para se policia të ishte të ndiqte atë, shoferi shkoi drejt një kryqëzimi dhe pavarësisht dritës së kuqe në semafor, vazhdoi – duke u përplasur me një Mercedes.

Si rezultat, Audi u përplas më tej me një mur.

Sipas të dhënave të mëtejshme, shoferi 19-vjeçar i Mercedes dhe pasagjeri në të mbetën të palënduar.

Siç doli, 30-vjeçari ishte shumë i dehur dhe prokuroria urdhëroi marrjen e një mostre të gjaku dhe të urinës dhe hapi një hetim penal.

Në fund, mediumi zviceran blick.ch shkruan se shuma totale e dëmeve, sipas vlerësimeve fillestare, arrin në rreth 100,000 franga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori