LAJMI I FUNDIT:

Ishin pacientët e parë të COVID-19 në Romë, çifti bashkëshortor nga Wuhani dhurojnë 40 mijë euro spitalit që ua shpëtoi jetën

Ishin pacientët e parë të COVID-19 në Romë, çifti bashkëshortor nga Wuhani dhurojnë 40 mijë euro spitalit që ua shpëtoi jetën

Çifti bashkëshortor nga Kina të cilët në janar të këtij viti kishin shkuar si turistë në Itali ku edhe janë identifikuar si rastet e para me COVID-19.

Ata këto ditë i kanë dhuruar spitalit në “Spalanzan” në Romë të Italisë ku ishin shëruar, 40 mijë euro për hulumtime mbi coronavirusin.


Dyshja rreth të 60-ve, me prejardhje nga qyteti kinez Wuhan, ishin në Romë kur edhe u sëmurën, transmeton Telegrafi.

Pas 40 ditëve qëndrim në spital ata u shëruan, e derisa qëndruan në repartin e kujdesit intensiv u detyruan të kalojnë nëpër disa faza të rehabilitimit.

Kur në prill u liruan nga spitali, gruaja filloi të qajë nga gëzimi, kurse personelit mjekësor të spitalit i tha: “Ju dua, e dua këtë qytet italian”.

Zyrtari i qeverisë rajonale i ngarkuar më çështje të shëndetësisë, Alessio D’Amato, ka thënë se “është dhuratë e madhe akti i pranimit të donacionit të çiftit kinez”, të cilët i ftoi për një vizitë tjetër në Romë.

Kujtojmë që kujdesi shëndetësor në Itali është pa pagesë, madje edhe për personat që nuk janë shtetas apo ata që nuk jetojnë në Itali. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori